Sot patën një takim dy partitë, LDK dhe VV, ku prezent ishin edhe liderët e tyre, mirëpo ata nuk arritën sot marrëveshjen, ndonëse ishte paralajmëruar sot.
Burime të gazetës “Bota sot”, kanë konfirmuar se marrëveshja nuk u arrit për shkak se, LDK dëshiron që gjashtë ministri t’iu takojnë atyre e Vetëvendosjes katër, ndërsa këta të fundit janë të palëkundur se ministritë duhet të ndahen 5 me 5.
Gjithashtu, të njëjtat burime i kanë thënë gazetës “Bota sot” se ministritë përkatëse as që janë folur në takimin e sotëm se kujt do t’i takojnë.