Vela me mesazh për VV-në e LDK-në: Ulni gjakrat

Aktuale

Vela me mesazh për VV-në e LDK-në: Ulni gjakrat

Nga: G.B Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 12:39
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela ka komentuar koalicionin LVV-LDK, duke thënë se në bazë të deklaratave të disa zyrtarëve të VV-së dhe LDK-së, duan që të realizohet koalicioni sado-mazo, që nënkupton se njëra palë gëzohet që po e nënshtron palën tjetër, e pala tjetër kënaqet nga trajtimi i tillë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij ai ka thënë se ky koalicion nuk duhet të ndodhë, por ai i ndryshimit, derisa porositë të dy partitë që të ulin gjakrat e eksponentëve partiak që po tentojnë të ngriten në karrierë me qëndrimeve ekstremiste.

Ai ka thënë se opsioni për zgjedhje të reja duhet të jetë i fundit, sepse edhe nëse ndodhin zgjedhjet, LVV dhe LDK sërish duhet të formojnë qeverinë bashkë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Koalicioni sado-mazo vs koalicioni i ndryshimit

Nese merren per baze reagimet e disa zyrtareve te LVV dhe LDK, si dhe te militanteve partiak ne rrjetet sociale, e vetmja menyre qe te realizohet koalicioni per bashkeqeverisje eshte raporti sado-mazo. Pra, nese njera pale gezohet qe po e nenshtron palen tjeter, e pala tjeter po ashtu kenaqet nga trajtimi i tille nencmues. Thjesht, koalicioni sado-mazo nuk ka per te ndodhur!

LDK ne vitin 2000 deri 2004 kishte mbeshtetje gati plebishitare te votuesve, por e njejta parti ne vitin 2007 u reduktua ne me pak se 130 mije vota. Ky eshte nje mesim i mire si per LDK ashtu edhe per LVV. Votuesi ne Kosove te shperblen per konsistence, por edhe te denon nese tregohesh joparimor dhe grabitcar.

Lidershipi LVV dhe LDK duhet te ulin gjakrat e eksponenteve partiak qe po tentojne te ngriten ne karriere me qendrime ekstremiste. Lideret duhet te tregojne maturi dhe ti kontribuojne mirebesimit per ndertimin e koalicionit 4+ vite. Arritja e marreveshjes se tille do te behet kur secila pale leshon pe nga ambiciet personale te personave kyc partiak. Perderisa programi qeverises eshte harmonizuar, tensionimi i raporteve per ndarjen e ministrive dhe Presidentit eshte kthimi ne politiken e vjeter te PDK.

Opsioni i zgjedhjeve te reja duhet te jete alternativa e fundit. Por, edhe pas zgjedhjeve te tilla dhe fjaleve te renda, LVV dhe LDK perseri duhet te bashkepunojne, sepse alternativa e formimit te qeverise me PDK, AAK apo Nismen eshte thjeshte e papranueshme. Koalicioni me partite e PAN do te pamundesonte realizimin e qellimit paresor - ckapjen e shtetit dhe luftimin e korrupsionit. Andaj, koalicioni LVV-LDK eshte mundesia me e mire per ndryshime ne Kosove - vonese mund te kete, por alternative nuk ka!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat