Presidentit do t’i ulet paga, ja sa do të paguhet tash e tutje

Aktuale

Presidentit do t’i ulet paga, ja sa do të paguhet tash e tutje

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 15:03
Hashim Thaçi

Nga 1 dhjetori ka filluar zbatimi i Ligjit të ri për Paga në sektorin publik. Me këtë të fundit, paga do t’u ulet shumë zyrtarëve të lartë të shtetit, duke përfshirë edhe Presidentin këtu me 300 euro. Kryetari i vendit nga muaji dhjetor do të paguhet 2390 euro në muaj, nga 2672 sa paguhej më parë.

Ligji i ri për Paga do të rregullojë për herë të parë pagesën e të punësuarve që paguhen nga buxheti i Kosovës, duke përfshirë këtu edhe liderët e vendit.

Me këtë ligj, koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1, ndërsa vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

Presidenti, Kryeministrit, Kryeparlamentari e shumë struktura të tjera të larta, do të paguhen më pak prej ditës së sotme.

Në bazë të këtij ligji, Presidenti i vendit do të ketë pagën më të lartë dhe do të paguhet sipas koeficientit 10, ndërsa me 9, do të paguhen kryeparlamentari, kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Presidentit pritet t’i zbritet paga aktuale nga 2672 euro në 2390, ndërsa Kryeministri që ka pagën aktuale 2950 euro, me ligjin e ri, do ta ketë me koeficientin 9 ose 2151 euro në muaj, 799 euro më pak se paga aktuale.

Ndryshe, Ligji për Pagat  ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt dhe do ta rrisë buxhetin rreth kësaj çështje për 120 milionë euro.

Kujtojmë se lidhur me këtë, shumë sindikata të punëtorëve janë shprehur të pakënaqur pasi që po e konsiderojnë diskriminues, sidomos ata të KEK’ut, që kanë kërcënuar me greva e protesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat