Palmer: Duam njohjen e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës

Aktuale

Palmer: Duam njohjen e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës

Nga: Fatmir Beka Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 21:56
Metju Palmer

I dërguari i sekretarit shtetëror të ShBA-ve për Ballkan Metju Palmer ka theksuar se “ShBA duan të shohin normalizimin e plotë të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, që nënkupton njohjen e ndërsjellë, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Kur do njihnin  njëri –tjetrin, do të mund të zgjidhnin çështjet kontestuese si fqinj” ka thënë Palmer gjatë një interviste në televizionin e Sarajevës N1.

Sipas tij, është e nevojshme që Beogradi dhe Prishtina “ të ulen në tavolinë dhe të arrijnë marrëveshje dhe së bashku të përcaktojnë rrugën drejtë ardhmërisë evropiane ".

Palmer ka thënë se shkas për bisedime është fakti se edhe Kosova edhe Serbia synojnë Evropën dhe për këtë është e domosdoshme të shihen çfarë kompromise janë të nevojshme për të arritur përparimin.

"Është e nevojshme marrëveshja që opinioni në të dy anët do e pranoj edhe mbështes si rrugën më të mirë për të ecur përpara ",theksoi Palmer duke shtuar se se është me rëndësi që ajo marrëveshje të jetë "i realizueshëm, i aplikueshëm i drejtë dhe i përhershëm ".

Ai ka thënë se ka një bashkëpunim shumë të mirë me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë Riçard Grenel dhe kjo është hera  e parë që ShBA emëron dy të dërguar për çështje të njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat