Ish-agjenti i SHIK-ut përmend me emra shumë persona të disa aferave me vlerë prej 34 milionë eurove

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut përmend me emra shumë persona të disa aferave me vlerë prej 34 milionë eurove

Nga: N.Sh Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 15:06
Ilustrim

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Policisë së Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një postimi në Facebook, ka përmendur disa afera të kohës së më pashme të Mnistrisë së Punëve të Brendshme.

Miftari thotë se përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe AKI-së, nuk mundet me u mbulua shumë aferat e “Pasaportave” të Kadri Veselit dhe Natalia Veliut me vlerë prej 14 milionë euro.

Ai ka përmendur edhe një aferë të ish-ministrit Skënder Hysenit me akterët e njëjtë që kanë bë biznes për leje të njoftimit, pasaporta dhe mirëmbajtje, aferë kjo prej 20 milionë eurove.

Tutje Miftari ka përmendur edhe rastin e shtetasve turq, ku shprehet se nuk munden të fshehen këto afera.

Lexojeni postimin e plotë:

Mos qitni shkelma kot e keni

Përmes ministrisë të punëve të brendshme (MPB) dhe përmes ministrisë të Drejtësisë dhe AKI-së nuk munden mu mbulua edhe shumë kohë afera ‘Pasaporta e Kadri Veselit dhe Natalija Veliut vlera 14 milion euro' pastaj afera e ministrit të MRP Skënder Hysenit me të njëjtë akterë që ishin te implikuar në aferën e parë Grupi i Natalias dhe Kadris afera Pasaporta por tani biznes edhe për leje të njoftimit dhe pasaportat dhe mirëmbajtje, aferë kjo e rënd 20 milion euro' as nuk munden mu fsheh afera rasti i kidnapimit të shtetaseve Turq që u kidnapuan dhe u transferuan në Turqi ilegalisht nga AKI-ja dhe Policja e Kosovës me urdhër jo legjitim të Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit.!

Pastaj qindra afera tjera korruptive Magjistralet, PTK'Z_Mobili, KEK 'Terminalet' blerjet e trukuara përmes AKP_AKM' Trepça.....mijëra afera tjera

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat