Isa Mustafa mbledh partinë, ja për çka u bisedua rreth koalicionit të mundshëm me VV-në - Bota Sot
Isa Mustafa mbledh partinë, ja për çka u bisedua rreth koalicionit të mundshëm me VV-në

Aktuale

Isa Mustafa mbledh partinë, ja për çka u bisedua rreth koalicionit të mundshëm me VV-në

Nga: D.RR Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 15:29
LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar sot deputetët e rinjë të LDK-së, të zgjedhur në zgjedhjet e 6 tetorit, përcjellë “Bota sot”.

Ai i ka uruar ata për bisedimet me VV-në dhe sfidat për krijimin e një koalicioni qeverisës.

Ndryshe, Mustafa nuk ka arritur të gjej një gjuhë të përbashkët në takimin e fundit me Albin Kurtin, ku për shkak të posteve kjo ka marrëveshje ka dështuar.

Postimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas certifikimit të rezultateve, sot është takuar me deputetët e posazgjedhur të LDK-së të cilët do të jenë përfaqësues të popullit në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari Mustafa i uroi deputetët e rinj dhe i njoftoi për rrjedhën e bisedimeve me LVV-në, prioritetet e LDK-së gjatë këtij mandati dhe sfidat për krijimin e një koalicioni të ri qeverisës./Botasot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat