Gani Geci: Hashim Thaçi m’ka thënë se Rexhep Selimi e ka shkruar Komunikatën nr. 59 - Bota Sot
Gani Geci: Hashim Thaçi m’ka thënë se Rexhep Selimi e ka shkruar Komunikatën nr. 59

Aktuale

Gani Geci: Hashim Thaçi m’ka thënë se Rexhep Selimi e ka shkruar Komunikatën nr. 59

Nga: N.Sh Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 21:54
Gani Geci, Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi

Gani Geci ka thënë se Hashim Thaçi i ka thënë në vesh personalisht kur janë takuar në Llaushë së Rexhep Selimi e ka nënshkruar komunikatën numër 59.

Geci duke folur për këtë Komunikatë, ka falënderuar Thaçin që ka kërkuar falje për atë Komunikatë, por tregon se ishte personalisht Thaçi që i ka thënë se Rexhep Selimi e ka shkruar Komunikatën me numër 59.

“Kur të thotë dikush në vesh, po të shtin për dikon tjetër. Por Thaçi nuk e ka thënë asnjëherë publikisht që Rexhep Selimi e ka shkruar Komunikatën me numër 59. Thaçi mua në vesh ma ka thënë në Llaushë këtë”, ka thën Geci në një emision televiziv.

"Unë me Rexhepin nuk kam pasur raporte të mira pas lufte pas zjarrit që është hedhur midis neve nga persona të tjerë. Ata kanë dashur që të më prishin edhe me Sami Lushtakun. Por nëse nuk është e vërtet, Thaçi duhet të bëjë padi ndaj Selimit. Unë me Selimin kemi bërë së bashku aksione gjatë luftës. Gjykata Speciale do e thërras Selimin për këtë deklaratë që e ka bërë në publik, nëse nuk e ka pyetur deri më tani. Unë këtë punë tani ia kam lënë gjykatës e nuk merrem më me të”, tha Geci.

Ndryshe ditë më par ish-komandati UÇK-së njeherësh, ish-ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e përkohshme, ka folur mbi luftën e UÇK-së.

Selimi ka folur edhe për komunikatën 59 , ku ka theksuar se këtë komunikatë e ka shkruar Hashim Thaçi.

“Komunikatën 59 e ka shkruar Hashim Thaçi. Hashim Thaçi e ka shkruar këtë komunikatë. Kaq mund te them sonte” ka thënë Selimi.

Kujtojmë se kjo komunikatë, e lëshuar kundër Gani Gecit, personit më të afërt të ish presidentit Rugova, jo që ishte vetëm linçim për të dhe familjen e tij, por ishte edhe kundër institucioneve të Republikës së Kosovës, me president të parë Dr. Ibrahim Rugova.

Komunikata me numër 59 e lëshuar nga ish – Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte me pasoja fatale.

Dy kishin mbetur të vrarë dhe dy të tjerë ishin të plagosur pas luftës, përshkak të kësaj komunikate të lëshuar në atë kohë nga kreret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Besim Dajaku ishte përcjellës i presidentit Ibrahim Rugova, kurse Bekim Kastrati gazetar në “Bota sot”, medium ky që dha shumë për të vërtetën duke e paguar edhe me jetën e gazetarëve.

Çka thuhet në Komunikatën Nr. 59?

Në këtë komunikatë të Shtabit të Përgjithshëm më numër 59 thuhet se, “Abedin Rexha u vra nga kolaboracionisti me damkë Gani Geci, i lindur në Llaushë, i cili edhe më herët e edhe gjatë ofensivës së fundit serbe, është parë i maskuar duke i prirë policisë serbe në masakrat që u kryen mbi popullin civil të Drenicës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat