Krasniqi: Kërkesat e LDK-së e kanë vështirësuar arritjen e koalicionit

Aktuale

Krasniqi: Kërkesat e LDK-së e kanë vështirësuar arritjen e koalicionit

Nga: A.SH Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Deklaratat e fundit mes LDK-së dhe LVV-së, që kanë ndodhur këtyre ditëve, kanë ngjallë reagime të shumta sa i përket krijimit të një koalicioni mes këtyre dy partive.

Analisti Faik Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, kërkesat e LDK-së bërë LVV-së, e kanë vështirësuar arritjen e një koalicioni mes këtyre dy partive.

“Ditëve të fundit kemi një ashpërsim të gjuhës mes LVV dhe LDK. Kërkesat e LDK-së bërë LVV-së, e kanë vështirësuar arritjen e një koalicioni mes këtyre dy partive”, shprehet Krasniqi.

Duke theksuar më tej, thotë se, sikur LVV mos të vendoste vija te kuqe për partitë e tjera e sidomos për PDK, LDK nuk do të vendoste asnjë kusht absurd.

“Partia e LDK-së sikur e kanë me shumë hallin e Isa Mustafës për ta akomoduar në postin e presidentit, se sa hallin e Kosovës. Prandaj, edhe nëse ndodh koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së, dyshoj që do të kemi ndryshime rrënjësore në të mirën e vendit dhe qytetarëve të Kosovës, sepse LDK-ja është e interesuar të vazhdojë avazi 20 vjeçar të amullisë dhe zhvatjes së shtetit”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat