Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se postimi i kryeparlamentarit duhet me i taku LDK-së, dhe Vjosa Osmani do ishte e përkryer në këtë post.
Ndërsa, ushtaraku Anton Çuni sipas tij, duhej që ta drejton ministrin e FSK-së.
Miftari përmes një postimi në Facebook, shprehet se, MPB-ja dhe ministria e Drejtësisë duhet që ta merr Lëvizja Vetëvendosje, madje as qe duhet me diskutu me LDK-në këto ministri.
Sipas tij, MPB-ja duhet të hetoj shumë afera që kanë ndodhur dhe jaën kurdisur përmes ish AKM-së, tash AKP.
Miftari thekson tutje, se as Kosova e as LDK-ja nuk mundet të mbahet peng i interesave personale e klanore.
Postimi i plotë:
Diplomacin dhe krytarin e parlmentit duhet me ju dhan LDK_Vjosa Osmani do ishte e perkryer edhe posti i FSK do ishte ideal për ushtarakun Anton Qunin ,sa i përket MPB dhe ministrin e dejtsis ,Aki_n,levizja VV as nuk duhet me ba fare llaf me LDK për këto ministri nese e dojm met vertet qkapjen e shtetit dhe sundimin e ligjit.
Nese dikush nga LDK po ka frig nga sundimi i drejtsis dhe ligjit let tregojn cilët nga LDK e kan mizen nën kapuq,afera 20 milonshe e Skender Hysenit të Ldk si ish minister i MPB dot hetohet gjithsesi dhe shum aferat tjera sidomos privatizimet e kurdisura përmes ish AKM_AKP.....!
As Kosova por as LDK nuk mundet të mbahet peng e intereseve personale të kater personava në kët parti dhe friga e disave se për shum vite në pushtet kan qen edhe vet bashk_hajdut me PDK sidomos me Hashim Thaqin dhe me krimin e organizuar.
Partija e Ldk ka shum kuadra të reja të shnosha njerz të pa korruptuar nuk jan të gjith nē LDK asi që i kan bër nga 4'5 miljon një ma shum sesa bashk_hajnat e partis të Xhavit Halitit PDK, në LDK ka plot njerz që nuk qajn koken fare nese Hashim Thaqi ja Kadri Veseli e jav mshelin njerin sy apo jav qojn vetllat për pjet.!
Shtetformuesit,Rugovistat,parimet,instutcjonalistat,akademikët,gadrijanët e shtetit ...a thua se këto të gjitha ishin dhe jan vetëm prralla për femij dhe jan vetë maska për ta mbuluar intereset private të disave shefav.!