BE: Nuk ka vend për mohimin e krimeve të luftës në Kosovë

Aktuale

BE: Nuk ka vend për mohimin e krimeve të luftës në Kosovë

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian sot ka thënë sot se nuk ka vend për të mohuar krimet që kanë ndodhur në Reçak në vitin 1999 dhe se pikëpamje të tilla janë në kundërshtim me projektin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Mohimi dhe rishikimi janë në kundërshtim me vlerat e BE-së dhe në kundërshtim me projektin për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, thanë BE për Kossev.

Bashkimi Evropian gjithashtu ka thënë se rajonit i duhet “pajtim, stabilitet dhe normalizim marrëdhënies”, dhe se “autoritetet duhet të punojnë për të vlerësuar të kaluarën në një mënyrë të drejtë dhe ashtu të respektojnë viktimat.

Në lidhje me dënimin me dy vjet burg për Ivan Teodosijeviqin e Listës Serbe i cili e ka përshkruar Reçakun si “fabrikim”, BE tha se i takon gjykatave të përcaktojnë nëse deklarime të caktuara janë vepra penale.

Në anën tjetër, avokati Tomë Gashi ka paraqitur sot një kallëzim penal kundër presidentit serb, Aleksandër uçiq në Zyrën e Prokurorit Special në Prishtinë.

Kjo pikërisht sepse Vuçiq përsëriti deklaratën e Teodosijeviqit duke thënë se Reçaku është fabrikim dhe gjithçka aty është falsifikuar nga William Walker të cilin e ka quajtur mashtrues e vagabond.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat