Kryeziu: Sovrani foli, ai i besoj Vetëvendosjes

Aktuale

Kryeziu: Sovrani foli, ai i besoj Vetëvendosjes

Nga: V.R Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 12:11
Taulant Kryeziu

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Taulant Kryeziu, nëpërmjet një deklate publike në Facebook, ka thënë se në aspektin juridiko – kushtetues, mandati për formimin e qeverisë në dy raundet e para i përket partisë fituese, respektivisht Vetëvendosjes.

Kryeziu, beson se me LDK-në do të jetë qeveria e ardhshme e vendit.

Postimi plotë:

Në aspektin juridiko- kushtetues, mandatari për formimin e qeverisë në dy raundet i takon partisë fituese në zgjedhjet nacionale pra, Lëvizjes Vetëvendosje.Vetëm LVV dhe askush tjetër do ta ketë mandatin në raundin e parë dhe të dytë për formimin e qeverisë. Raund të tretë nuk ka. Nëse në dy raunde nuk formohet qeveria,vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve.

Sovrani ka fol. Ai ka thënë qartë se ne jemi fitues të zgjedhjeve dhe që së bashku me LDK do jemi qeveria e ardhshme e vendit. Partneritetin në qeverisje do ta bëjmë në përputhje me fuqinë elektorale të secilës forcë politike. Askush nuk do të ndihet i fyer dhe i përçmuar.

Unë besoj fuqishëm që opsioni i parë është rrugë më e shpejt për të ardhur në krye të ekzekutivit njeriu që është garantues i projektit për ndryshimin e mendësisë së gabuar qeverisëse në vend.

Po ashtu besoj fort se votat që kanë radhitur LVV dhe LDK,si partitë më të fuqishme në vend qartë shprehin vullnetin e sovrantit për ndyshim dhe prosperitet në vend dhe shkëputje nga mendësia plangprishëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat