Ish-agjenti i SHIK-ut për herë të parë akuzon dikë për vrasjen e Enver Malokut, ja se si vrasësit pas plagosjes kishin shkuar edhe në spital...

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut për herë të parë akuzon dikë për vrasjen e Enver Malokut, ja se si vrasësit pas plagosjes kishin shkuar edhe në spital...

Nga: N.H Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 19:38
Enver Maloku

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, në një postim publik në Facebook, ka folur rreth vrasjes së zyrtarit të lartë të LDK-së, Enver Maloku.

Ai thotë se vrasësit e Malokut ishin të lidhur me pushtetin e Serbisë, pasi ai si shef i QIK-ut ishte armik shumë i rrezikshëm për pushtetin e Serbisë.

Ish-agjenti i SHIK-ut tutje zbulon se vrasësit pas plagosjes, kishin shkuar edhe në spital ku ishin paraqit si gazetarë.

Miftari gjithashtu bënë me dije se duhet të sqarohet edhe se kush ishte grupi FENIX, që vepronte në Prishtinë.

Ja shkrimi i tij:

Vrasesit e atdhetarit Enver Maloku ishin të lidhur me pushtetin Serb pasi Everi si shef i QIK_ut ishte armik shum i rrezikshum për pushtetin Serb por vrasja nuk ishte bër nga serbët vrasesit ishin shqiptar që punonin edhe për një pal të tret,vrasesit pas plageses të Enverit kishin shkuar edhe në spital ku ishin paraqit si gazetar edhe pse spitali menagjohej nga Serbët ...për tu vertetuar se a ka vdek deshmori Maloku.!

Duhet të sqarohet kush ishte grupi FENIX qe vepronte në Prishtin dhe në disa teritore tjera grup ky i lidhur ngusht me një struktur të shtabit të Rognerit në Tiran,a ka ky grup dor në kët vrasje dhe disa vrasje tjera enigmatike të disa komandantave të UÇK' dhe a ka lidhje kjo vrasje e shefit të QIK_ut me formimin të vetëm disa ditesh pas kësaj vrasje të sherbimit informativ dhe Kosovës të lir.

Duhen shum sqarime ndryshe kurr nuk dot ket drejtsi për viktimat dhe qetsi për familjet e tyre dhe gjithmon dot ket dyshime ,dhe vrasit edhe sidomos urdhruasit e tyre që ndoshta i takojm e i shohim për gjdo dit rreth nesh dotë zgerdhihen dhe tallen me ne.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat