Krasniqi: Marrëveshjet me Serbinë, nuk kalojnë vetëm me nënshkrimin e liderëve tanë, por...

Aktuale

Krasniqi: Marrëveshjet me Serbinë, nuk kalojnë vetëm me nënshkrimin e liderëve tanë, por...

Nga: N.Sh. Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 11:16
ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi thotë se asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk mundet me kalua pa u votua nga Kuvendi i Kosovës me 2/3 e deputetëve.

Sipas tij, çfarëdo marrëveshje qe nënshkruajnë liderët tanë me Serbinë, duhet të kaloj përmes Parlamentit.

E nëse ajo marrëveshje rezulton të jetë e dëmshme atëherë nuk duhet të kritikohen vetëm liderët por edhe ata që votuan në Kuvend.

Postimi i plotë:

Kosova eshte Republike Parlamentare. Asnje marreveshje nderkombetare s‘mund te kaloje pa votat e 2/3 te deputeteve. Cfare do marreveshje qe nenshkruajne lideret tane me Serbine, duhet te kaloje permes Parlamentit dhe te marre votat e mbi 80 deputeteve ne menyre qe te behet e plotfuqishme. Nese eshte marreveshje e demshme dhe votohet ne Parlament, atehere nuk eshte fajtor vetem lideri apo lideret, por me shume jane edhe mbi 80 te zgjedhurit e popullit. Ne gjithmone kerkojme llogari (ne fakt nuk kerkojme nga asnjeri por vetem kritikojme) nga lideri, por jo aq shume edhe nga ata qe i votojme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat