Lumezi informon kolonel Pelosi me të arriturat e deritanishme të Prokurorit të Shtetit

Aktuale

Lumezi informon kolonel Pelosi me të arriturat e deritanishme të Prokurorit të Shtetit

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 12:39
Foto nga takimi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Komandantin e ri të Njësisë Multinacionale të Specializuar (MSU), të Karabinierëve Italianë, në kuadër të KFOR-it në Kosovë, kolonel Paolo Pelosi, të cilin e njoftoi me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Në anën tjetër, koloneli Paolo Pelosi, duke e vlerësuar punën e Prokurorit të Shtetit, ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar sistemin prokurorial në të gjitha çështjet që karabinierët në kuadër të misionit të KFOR-it mund të kontribuojnë.

Në takim u bisedua edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, me ç‘rast të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe u pajtuan që ky bashkëpunim ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Njësisë Multinacionale të Specializuar të Karabinierëve Italian në kuadër të misionit të KFOR-it, të avancohet edhe në të ardhmen.

Në fund të takimit, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka falënderuar kolonelin Paolo Pelosi, për kontributin dhe angazhimin e karabinierëve dhe KFOR-it, për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat