Ditë e veçantë për Haki Abazin, dy arsye për të festuar

Aktuale

Ditë e veçantë për Haki Abazin, dy arsye për të festuar

Nga: G.B Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 19:28
Haki Abazi

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar votat për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

E sot, ai derisa feston ditëlindjen e 45-të, ka nënshkruar zyrtarisht mandatin për deputet i VV-së, përcjell Bota sot.

Ai ka falënderuar për mbështetjen për këtë post, si dhe për urimet për ditëlindje.

Postimi i tij i plotë:

Sot pas 45 vite rrugëtimi jetësor, në ditën e lindjes, kam nënshkruar zyrtarisht mandatin për kuvendin e Republikës së Kosovës si kuvendar i Lëvizjes VETËVENDOSJE. Nderë, përgjegjesi, krenari...

Ju falëmnderit të gjihëve, perkrahësve dhe kritikëve dhe natyrisht familjes për përkrahjen dhe mbështetjën e pakursyer.

Vazhdojmë bashkë pë Kosovën e zhvilluar gjelber, e të bashkuar, Prishtinën pa tym dhe për jetën e lumtur me plot dashuri!

Ju falëmnderit për urimet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat