Ngritet kallëzim penal ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje - Bota Sot
Ngritet kallëzim penal ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Ngritet kallëzim penal ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 17:38
Vetëvendosje

Kryetari i Organizatës “Nisma Qytetare për Ferizaj”, Bashkim Fazliu, ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit nga radhët e Lëvzijes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj organizate, përmes një shkrimi në “facebook”, duke thënë se arsyet e ngritjes së kallëzimit penal ndaj Bashës, janë sepse ky i fundit e kishte etiketuar NFQ-në si “parti raciste”, përmes shkrimeve të tij.

Tutje Fazilu akuzon Bashën se i njejti i kishte kanosur kandidatët e kësaj lëvizje.

Ky është postimi i plotë i Fazliut:

NJOFTIM ME RËNDËSI: KALLËZIM PENAL NDAJ SHPIFËSIT DIMAL BASHA, aktualisht Deputet i LVV-së

Sot me datë 10.12.2019, i kam ngritur KALLËZIM PENAL SHPIFËSIT DIMAL BASHA nga Ferizaj, aktualisht Deputet i LVV-së, për Kryerjen e Veprës Penale sipas KODIT PENAL të Republikës së Kosovës, KODI NR. 04/L-082, KAPITULLI XVIII, VEPRAT PENALE KUNDËR TË DREJTAVE TË VOTIMIT, NENI 211, KANOSJA E KANDIDATIT paragrafët 1, 2 dhe 3, NENI 213, CENIMI I PËRCAKTIMIT TË LIRË TË VOTUESVE dhe NENI 215 DHËNIA OSE MARRJA E RYSHFETIT NË LIDHJE ME VOTIMIN për shkak të kanosjes që u ka bërë kandidatëve të NQF dhe një varg shkeljesh tjera, për të cilat kemi ofruar prova të mjaftueshme që Prokuroria Themelore në Ferizaj të ngritë Aktakuzën kundër Dimal Bashës për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në Kodin Penal.

Aktualisht kundër Dimal Bashës është në procedurë gjyqësore rasti për shpifjen dhe fyerjen që e ka bërë për mua dhe gjithë NQF-në duke shkruar me terma tërësisht të pabazuara si “racist”, ‘parti raciste NQF” etj. Një fjalor i tillë nuk ka qenë asnjëherë pjesë e fjalorit të askujt në Kosovë dhe nuk është pjesë e kulturës tonë. Megjithatë ky SHPIFËS i paskrupullt i paprecedent, nuk është ndalur vetëm me shpifje, por ka vazhduar më tutje duke kryer edhe veprat penale të paraqitura në Kallëzimin Penal.

Për çdo rrjedhë tjetër do ta mbajmë opinionin të informuar me kohë.

Me respekt,
Bashkim Fazliu #Migjeni 
Kryetar #NQF
10.12.2019

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat