Djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtim Hajdaraj, në një nga emisionet televizive ën vend, ka deklaruar se vrasja e babait të tij, aktivist të shquar të LDK-së, ishte e paralajmëruar më herët.
Ai poashtu tha se vrasjet e pasluftës, veçmas pjesëtarëve të LDK-së, ishin kryekëput politike.
Ai, e tha hapur se babai i tij, është vrarë nga persona që ishin të lidhur me LPK-në.
“Dëshmitari ka thënë se urdhrin e kishte marrë nga kundërshtarët politikë apo nga shtabi paralel që ishte formuar në Rugovë, kryesisht i përbërë nga njerëzi të LPK-së e që kishin mbështetje nga Shtabi i Përgjithshëm apo siç njihet në popull nga ‘Shtabi i Rognerit’”, thotë Hajdaraj.