Alarmon publicisti: Nëse ndodh kjo, Vetëvendosje kurrë nuk do t’i fitoj zgjedhjet më

Aktuale

Alarmon publicisti: Nëse ndodh kjo, Vetëvendosje kurrë nuk do t’i fitoj zgjedhjet më

Nga: V.R Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 23:24
Vetëvendosje

Takimet e shumëta të zyrtarëve të LDK-së dhe VV-së, deri më sot, nuk sollën asnjë rezultat konkret në kuadër të marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re.

Albulena Haxhiu, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se nëse LDK-ja insiston në postin e presidentit, atëherë, vendi duhet detyrimisht të shkoj në zgjedhje.

Ndërkaq, publicisti Sali Rexhaj, në një postim publik në Facebook, ka thënë se nëse Vetëvendosje shkon në zgjedhje me Rexhep Qosjen si kandidat për president, kurrën e kurrës nuk e kalon pragun zgjedhor.

“Nese Vv shkon ne zgjedhje me Rexhep Qosjen kandidat per president, kurren e kurres nuk e kalon pragun zgjedhor, vetem nese i rinumerojne votat 4 vjet pa nderprere”, shkruan Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat