Murati reagon për shpenzimet milionëshe për udhëtime zyrtare: Mendësi grykëse

Aktuale

Murati reagon për shpenzimet milionëshe për udhëtime zyrtare: Mendësi grykëse

Nga: G.B Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 10:03
Artan Murati

Artan Murati nga shoqëria civile, ka reaguar lidhur me shpenzimet në vlerë prej 14.7 milionë euro, për udhëtime zyrtare nga institucionet publike gjatë vitit 2018.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka quajtur këtë mendësi grykëse, duke shtuar se kurrë nuk kemi qenë më keq në përfaqësim se viteve të fundit, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sipas GAP, 14.7 milionë euro janë shpenzuar për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë vendit nga institucionet publike, gjatë vitit 2018. Vetëm për mëditje janë shpenzuar 3.1 milionë euro më shumë sesa në vitin 2017, e që është shifra më e lartë që nga viti 2014.

Mendësi grykëse. Kurse në anën tjetër, kurrë nuk kemi qenë më keq në përfaqësim se viteve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat