Geci me akuza për “çlirimtarët” që po ftohen nga Gjykata Speciale, ju jeni vrasësit e Kosovës, ja çka u përkujton atyre

Aktuale

Geci me akuza për “çlirimtarët” që po ftohen nga Gjykata Speciale, ju jeni vrasësit e Kosovës, ja çka u përkujton atyre

Nga: N.Sh Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 15:07
Vëllezërit Geci

Ish-truproja i Presidentit Ibrahim Rugova, Esati, njëri prej shtatë vëllezërve Geci ka kritikuar shumë ashpër disa personalitete të cilat po ftohen nga Gjykata Speciale.

Geci, përmes një postimi në Facebook, iu drejtohet atyre që kanë dhënë urdhra për vrasjen e njerëzve më të ndritur të kombit shqiptar dhe i pyet se a menduan që do të dalin para drejtësisë.

Geci tutje ka përmendur shumë emra të cilët janë vrare, si Ahmet Krasniqin, Enver Malokun, Xhemajl Mustafën, Smajl Hajdarajn, Shaban Mnajan e shumë të tjerë dhe i pyet se a ju kujtohen këta emra.

Ai madje i pyet edhe për plagosjen e Gani Gecit se a iu kujtohet atyre dhe plagosjen e tij.

Tutje në shkrimin e tij, Esati iu drejtohet atyre se nuk janë çlirimtarët e Kosovës, por vrasësit e Kosovës.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Është për të ardhur keq se si disa njerëz mundohen të na bëjnë edhe neve si popull qe të mërzitemi për të bamat e tyre të pas luftës

Ju që po ju fton Gjykata Specialja. Në atë kohë që dhatë urdhra për të vrarë njerëz ma të ndritur të kombit a nuk menduat që do të dilni para drejtësisë, sepse e kishit për pushtet.

A ju kujtohet Vrasja Ahmet Krasniqit Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdarit, Shaban Manajt, Kosovë Zeqirit, Ukë Butyqi, Bardhyl Ajti, Komandant Drini, Ismet Racit, Haki Imeri, Besim Dajaku, Bekim Kastrati, Tahir Zema, Enis Zema, Hasan Zema, Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj, Xhafer Behrami, Bekim Behrami, Beg Ahmeti, e shumë e shumë te tjerë.

A ju kujtohet që plagoset Gani Gecin, a ju kujtohet plagosja e Agim Veliut, a ju kujtohet plagosja e Sejdi Koces, a ju kujtohet plagosja e Fetah Rudit i cili sot e asaj dite është ne karrocë, a ju kujtohet plagosja ime Esat Geci, e shumë të tjerë për 20 vjet keni vra njerëzit ma të devotshëm të Kosovës dhe sot mundoheni të na tregojnë që gjëja ju jeni çlirimtarët.

Por ju nuk jeni çlirimtaret por e keqja e Kosovës, ju jeni vrasësit e Kosovës.

Këta që kanë dhanë urdhra për vrasje të shqiptarëve janë qkatrrimtarët e Kosovës. Të gjitha këto i bëtë për të arritur pushtetin. A keni menduar ndonjëherë që do të vjen dita që ju të dilni para drejtësisë dhe do ta merrni dënimin nga drejtësia dhe nga populli i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat