Nesër vendosen emrat e ministrave, VV e LDK mbajnë mbledhje urgjente për votimin e tyre

Aktuale

Nesër vendosen emrat e ministrave, VV e LDK mbajnë mbledhje urgjente për votimin e tyre

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 19:48
Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti

Lëvizja e Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë përfunduar edhe takimin e sotëm pa bërë publike marrëveshjen për Qeverinë e re, mirëpo kanë pranuar se ka avancim.

E për këtë avancim shkruajti edhe media duke treguar se thuajse gjithçka është vendosur dhe pritet vetëm konfirmimi i tyre në organet e partive.

Organet e partive, në anën tjetër, janë bërë gati të mblidhen nesër për të vendosur për emrat e ministrave. Takimi i LDK-së do të mbahet nesër në orën 11:00, ndërkaq i VV-së akoma nuk është konfirmuar detajisht.

Siç thonë burimet nga brenda takimit, VV e LDK do të diskutojnë në organet e tyre partiake marrëveshjen e arritur dhe pritet që aty t’i jepet vula koalicionit.

Ndër të tjera, pikë për diskutim është edhe posti i presidentit, për të cilën gjë do të vendos Këshilli i Përgjithshëm i VV-së, ani pse ai do t’i takojë LDK-së. Kjo, në fakt, ishte kushti i Albin Kurtit për t’ia dhënë këtë post partisë aleate.

Ndryshe, vlen te theksohet se VV e LDK janë gati ta bëjnë Qeverinë më 12 ministri, që parasheh ndarje të barabartë pushteti në mes këtyre të dyja partive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat