Gjatë ditës së djeshme, Vjosa Osmani është regjistruar në Kuvendin e Kosovës si deputete, në të njëjtën kohë me Albin Kurtin.
Pas kësaj ajo reagoi duke thënë se ishte rastësi dhe se koha e regjistrimit për të ishte caktuar nga administrata.
Por, Agim Veliu i ka kërkuar sqarime asaj se pse u takua Albin Kurtin.
Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka komentuar këtë, duke thënë se Veliu po mendon se Vjosa me takimet me Kurtin po do që ta vë në presion LDK-në, që të bëjë marrëveshje me VV-në, përcjell Bota sot.
“Kaq për fuqinë dhe rolin e Vjosës në LDK”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Agim Veliu po i kërkon sqarime Vjosa Osmanit pse u takua me Albin Kurtin në Kuvend. Po thotë që nuk është rastësi regjistrimi i tyre në Kuvend në të njëjtën kohë. Sipas tij, “rastësitë” e saj me Kurtin janë kthyer në përditshmëri. Agimi po mendon se kështu Vjosa po do që ta vërë në presion LDK-në, për të lidhur marrëveshje me VV-në.
“Ajo duhet t’u japë sqarim votuesve të LDK-së se çka po do të japë mesazh me këto rastësi. Sipas gjykimit tim, nëse dikush merr obligime që nuk i takojnë, aty komplikohet situata”, ka thonë ai për "Kohën Ditore". Kaq për fuqinë dhe rolin e Vjosës në LDK.