Përplasja Veliu-Osmani, vjen goditja nga Melihate Tërmkolli: Këtu ka rënë LDK-ja jonë?!

Aktuale

Përplasja Veliu-Osmani, vjen goditja nga Melihate Tërmkolli: Këtu ka rënë LDK-ja jonë?!

Nga: G.B Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 15:01
Melihate Tërmkolli

Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka dalë në mbrojtje të Vjosa Osmanit, pasi Agim Veliu i kërkoi asaj sqarime se pse u takua me Albin Kurtin në Kuvend, gjatë regjistrimit si deputet.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se ata po i kërkojnë llogari për një takim-përshëndetje me njeriun që LDK po takohet çdo ditë për të bërë koalicion qeverisës, ndërsa që nuk kanë reaguar asnjëri për deklaratat e Vuçiqit dhe Gjuriqit për mohimin e masakrës në Reçak, përcjell Bota sot.

Po ashtu, ajo ka thënë se LDK nuk ka reaguar as për takimin e zyrtarëve të VV-së me Gjuriqin në Tiranë.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Zyrtarë të Kryesisë së LDK-së paskan reaguar duke kërkuar edhe sqarim për një takim- përshëndetje të znj.Vjosa Osmani me z. Albin Kurti, në hollin e Kuvendit të Kosovës, pra me njeriun me të cilin LDK po takohet përditë dhe po pret të bëjë koalicion qeverisës me të. Këto ditë nuk kam dëgjuar ndonjë reagim zyrtar të LDK-së për deklaratat e Vuҁiqit dhe Gjuriqit në mohimin e masakrës serbe ndaj shqiptarëve në Reҁak. Poashtu nuk dëgjova asnjë reagim për takimet e zyrtarëve më të lartë të VV-së me Gjuriqin në Tiranë! Këtu ka ra LDK-ja jonë?!
#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat