Profesori thotë se Vjosa Osmani po linçohet, godet ashpër Mustafën Veliun dhe Hazirin

Aktuale

Profesori thotë se Vjosa Osmani po linçohet, godet ashpër Mustafën Veliun dhe Hazirin

Nga: A.M. Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 15:20
Vjosa Osmani

Prof.dr. Binak Maxharraj, ka thënë se kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike, Vjosa Osmani po linçohet.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Në vend se Vjosa Osmani të kishte fjalën kryesore në formimin e koalicionit më LVV, sepse koalicioni më Vjosën do ta kushte lindjen më të lehtë, garda e vjetër e korruptuar në krye më Isa Mustafën, Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin pa fije turpi e rrëmbyen dialogun më LVV”.

Postimi i plotë:

Linçimi i Vjosa Osmanit?!.

Vjosa Osmani është më burrereshë se sa do burra të LDK. Atë nga injorimi qe ia bënë këta burrect e LDK në vitin e zgjedhjeve 2014 doli më e votuarja. I mundi burrecat. I tmerroi.

Në zgjedhjet e sivjetme të 6 tetorit LDK ishte në dilemë se kënd ta qitete të parin me u pri zgjedhjeve. U matën, u ç'matën: më këta të gardes se vjetër, si më Isen, Agimin dhe Luten LDK do të pesonte katastrofë. Jo më deshirë por për të ruajtë fytyren e tyre tl paftyrë iu përkulën Vjosa Osmanit për të dalë në ball të zgjedhjeve dhe si e nominuar për kryeministre.Ia doli,si bleta e palodhshme i pruni LDK në vendin e dytë, më një deputet më pak se LVV.

Por tashti pasiqe u kry proçesi

zgjedhor, garda e vjetër, roja amorfe e LDK,në vend të falendë

rimit po ia këthejnë shpinën,prap po e injorojnë,po e linçojnë.

Në vend se Vjosa Osmani të kishte fjalën kryesore në formimin e koalicionit më LVV,sepse koalicioni më Vjosën do ta kushte lindjlën më të lehtë,garda e vjetër e korruptuar në krye më Isa Mustafën,Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin pa fije turpi e rrembyen dialogun më LVV. Dhe po shihet se kahë po e sjellin për interesat e tyre klanore.E kanë futë procesin në gërçë politik duke e mos e lejuar Vjosën në këtë prices qe ishte suksesi i sajë. 

Bile këta përqyranat e gardes se vjetër kanë guximin edhe ta kërcnojnë Vjosën,ta linçojnë duke e përjashtuar nga mareveshja më LVV. Më i dalluari ndër ta doli të jetë autokrati Agim Veliu ,i njohur më lidhjet e tij bisnisore më klanin e Pronto mafisë haptas iu këcnu Vjoses se gjoja ajo nuk po guxojka te takohet më askend të mos fletë asgje më askend rreth dialogut të mos bëjë foto më askend, etj.

Është shumë interesant se si askush nuk reagoi nga LDK për sjelljet e tilla ndaj Vjoses,as nga garda e vjetër qe është e kuptueshm, por befason mos reagimi i të rinjeve shok të Vjosës që janë në pozita udheheqese nl LDK.

E si gjitheherë Vjosa Osmanit u deshtë qe të mbhohet vetë duke

iu përgjegjë Veliut se kush je ti qe kërkon sçarim,unë nuk të jap ty llogari,unë i japi llogari vetëm votuesit e jo krrabave të cilat e kanë kapë për fyti LDK deri në ngulfatje.

Mjerë LDK kënd po e mbanë mbrenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat