Sot s’ka takim Kurti – Mustafa

Aktuale

Sot s’ka takim Kurti – Mustafa

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 12:35
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se sot nuk do të ketë takim në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës për të folur për marrëveshjen për koalicion.

Në një përgjigje nga sekretariati për media i VV-së, kanë thënë shkurtimisht se nuk do të ketë takim gjatë ditës së sotme.

Takimi i fundit në mes të dy liderëve, që zgjati më shumë se tre orë nuk shënoi asnjë progres në bisedimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti që po synojnë së bashku krijimin e koalicionit qeverisës.

As Albin Kurti e as Isa Mustafa nuk hoqën dorë nga kushtet që dhanë. LDK-ja as atë ditë nuk është sprapsur nga kërkesa për pozitën e të parit të shtetit.

Derisa kjo çështje po mbetet kushti kryesor që po i lë pa marrëveshje dy partitë që kishin premtuar se do të formonin koalicionin 72 orë pas certifikimit, as sot nuk do të shihen Kurti dhe Mustafa

Takimet e fundit në mes të dy liderëve, në fakt nuk patën asnjë progres sa i përket kësaj marrëveshjeje.

LDK-ja e VV-ja i kanë kryer diskutimet për çështjen e ministrive, e pozitave tjera, derisa merret vesh që në takimet që ndodhën pasi Mustafa vuri në tavolinë të diskutimit pozitën e presidentit, kjo temë ka qenë arsyeja kryesore që po i lë pa u marrë vesh

Dy liderët kanë pasur takime maratonike gjatë javës së kaluar, derisa, u mbeten edhe pak ditë nëse merren vesh që të zyrtarizojnë marrëveshjen, para shkuarjes në seancën konstituive të thirrur nga presidenti, Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat