Reagon ashpër Miftaraj kundër Hysenit: Ky me emër dhe mbiemër e ka pas sjell deri në vet shkatërrim Policinë dhe Inspektoratin Policor

Aktuale

Reagon ashpër Miftaraj kundër Hysenit: Ky me emër dhe mbiemër e ka pas sjell deri në vet shkatërrim Policinë dhe Inspektoratin Policor

Nga: M.H Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 23:07
Ehat Miftaraj

Ish-ministri i Jashtëm nga LDK, Skënder Hyseni ka thënë se nëse nuk arrihet te një marrëveshje, LDK mund ta përkrah seriozisht një qeveri të pakicës, e prezantuar nga Vetëvendosje.

Hyseni tha në këto bisedime që po zhvillohen për koalicion mes LDK-së dhe LVV-së, nuk ka partneritetet, nuk ka sinqeritet dhe nuk ka pragmatizëm.

Ai tha se skepticizmin e ka shkaktuar ekskluzivisht Vetëvendosje, duke kërcënuar me zgjedhje dhe forma tjera, thuaj se i kanë 90 përqin të votave.

“Duhet të këndellen, pasi të dyja bashkë nuk e bëjnë çerekun e trupit votues të shqiptarëve në Kosovë, andaj kërkohet nevoja e një pragmatizmi fleksibil”, deklaroi ai.

Në lidhje me këtë temë Ehat Miftaraj, nga Institucioni i Drejtësisë, reagoi kundër Hysenit duke thënë që artistokrati po mban leksione për qeverisje të mirë në ndërkohë që gjatë kohës së tij ka lulëzuar korrupsioni.

Ky me emer dhe mbiemer e ka pas sjell deri ne vet shkaterrim Policine dhe Inspektoratin Policor, shkruan më tej, Miftaraj.

Postimi i plotë

Aristokrati po na mban leksione per koalicion, qeverisje te mire, kompromis, etj etj.

Ne kohen e tij ka lulezuar korrupsioni dhe kapja ne Policine e Kosoves.

Ky me emer dhe mbiemer e ka pas sjell deri ne vet shkaterrim Policine dhe Inspektoratin Policor.

Garda e vjeter ne aksion me ruajt status quone, kunder vettingut, kunder sundimit te ligjit.

Mjerim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat