Krejt çfarë tha Mustafa pas takimit me Kurtin: Do të vazhdojmë nesër!

Aktuale

Krejt çfarë tha Mustafa pas takimit me Kurtin: Do të vazhdojmë nesër!

Më: 8 janar 2020 Në ora: 18:39
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Edhe takimi mes dy liderëve të LDK-së dhe VV-së, përfundoi pa një marrëveshje.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa, s’po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për ndarjen e pushtetit, derisa posti i kryekuvendarit dhe presidentit ka lënë “pezull” edhe formimin e Qeverisë.

Pa komentuar shumë këtë takim që zgjati tri orë, kryetari i LDK-së nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, krejt çfarë tha ishte se do të vazhdojnë nesër.

“Mua më vjen keq nëse jeni mërdhi, do të vazhdojmë nesër”, ishte krejt çfarë tha Mustafa para gazetarëve të cilët kanë pritur qe nga ora 15:00 para Kuvendit.

Kujtojmë që kanë kaluar më shumë se tre muaj prej kur sovrani shfrytëzoi të drejtën për të votuar, ku fituese doli VV duke pasur nga LDK.

Të dyja këto parti edhe pas takimeve të shumta, ende s’po arrijnë ta ndajnë pushtetin, duke lënë vendin tonë pa institucione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat