GLPS sot mban konferencë për media për rastin “Pronto”

Aktuale

GLPS sot mban konferencë për media për rastin “Pronto”

Më: 9 janar 2020 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot mban konferencë për media që do të me temë: “Si dështuan institucionet në trajtimin e rastit ‘Pronto’ - Një reflektim mbi procesin në tërësi”.

“Rasti i ashtuquajtur ‘Pronto’ shkaktoi shqetësim të madh në publik për shkak se, për herë të parë në Kosovë, përmes mediave janë zbuluar dhe publikuar veprimet dhe metodat e punësimit të disa individëve nëpër pozita shtetërore, nga ndërhyrjet partiake të funksionarëve të lartë publikë e partiakë. Për probleme të tilla, për një kohë të gjatë kanë alarmuar qytetarët e Republikës së Kosovës, agjencitë për zbatimin e ligjit, mediat dhe shoqëria civile”, thuhet në njoftimin e GLPS-së.

Më 3 janar, Gjykata Themelore e Prishtinës shpalli të pafajshëm të gjithë të akuzuarit nga ana e Prokurorisë në këtë rast.

Në këtë konferencë, GLPS do shpalos të gjeturat e analizës të titulluar “Një reflektim mbi trajtimin institucional të rastit “Pronto”.

Të gjeturat e analizës thuhet se do të fokusohen në disa nga mangësitë e PRSK-së dhe gjykatave në trajtimin e rastit në fjalë.

Kjo analizë ka qëllim të bëjë identifikimin e shkeljeve dhe gabimeve procedurale dhe profesionale të shkaktuara nga institucionet në fjalë të cilat dërguan në përfundimin e rastit me aktgjykim lirues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat