Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka shkruar letër guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit australian Scott Morrison.
Thaçi thotë se, në emër të qytetarëve të Kosovës, ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e shtetit tonë për popullin e Australisë, pas situatës tragjike me zjarret e krijuara atje.
Thaçi tutje ka thënë se, Kosova i qëndron pranë shtetit mikë të Australisë.
Postimi i plotë:
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta.
Atyre u kam ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve.
Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira! HTH