Flasin nga Vetëvendosje, ja çfarë thonë për arritjen e marrëveshjes me LDK-në

Aktuale

Flasin nga Vetëvendosje, ja çfarë thonë për arritjen e marrëveshjes me LDK-në

Nga: N.Sh Më: 9 janar 2020 Në ora: 19:24
VV

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka reaguar ndaj portaleve të cilat po merren në vazhdimësi me Vetëvendosjen dhe LDK-në, pas takimeve të liderëve të dy partive politike, ku po synojnë të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Zaimi ka fajësuar dhe akuzuar portalet pasi që sipas tij po spekulojnë për atë se çka po ndodhë me negociatat me LDK-në.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se bisedimet me LDK-në janë duke u zhvilluar, e madje sipas tij intensive si kurrë më parë.

Ai thotë se ka opsione të reja në tavolinë, mirëpo që nuk ka marrëveshje.

Sipas tij, marrëveshja do të marrë kohë  sepse nuk dëshirojnë që ajo të jetë e padrejtë.

“Bisedimet mes LV e LDK janë duke u zhvilluar, intensive si kurrë më parë. Ka opsione të reja në tavolinë, ka edhe lëvizje, por ende nuk ka marrëveshje. Do të marrë kohën e vet marrëveshja, sepse ne nuk dëshirojmë marrëveshje të padrejtë”, shkruan ai në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë i Zaimit në Facebook:

Portalet menjëherë fillojnë me spekulime pa lidhje. Gazetaria dhe spekulimi janë gjëra të ndryshme. Rrenat nuk janë lajm. Bisedimet mes LV e LDK janë duke u zhvilluar, intensive si kurrë më parë. Ka opsione të reja në tavolinë, ka edhe lëvizje, por ende nuk ka marrëveshje. Do të marrë kohën e vet marrëveshja, sepse ne nuk dëshirojmë marrëveshje të padrejtë.

Kur s’keni çfarë bëni, lexoni letërsi ose shihni ndonjë film, siç bëj unë. S’ka nevojë për fake neës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat