Adriatik Kelmendi VV-së e LDK-së: Veproni më shpejt, se Qeverinë mund ta bëjë PANA me minoritetet, i kanë 63 vota

Aktuale

Adriatik Kelmendi VV-së e LDK-së: Veproni më shpejt, se Qeverinë mund ta bëjë PANA me minoritetet, i kanë 63 vota

Më: 10 janar 2020 Në ora: 19:22
Adriatik Kelmendi

Analisti politik, Adriatik Kelmendi ka reaguar në lidhje me zvarritjen e arritjes së marrëveshjes nga ana e Lëvzijes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka shkruar se nëse këto dy parti nuk e formojnë Qeverinë, atëherë PANA mund ta formoj qeverinë së bashku me minoritetet.

“Jo rastësisht edhe letra e Presidentit Thaçi sot, në të cilën thuajse shkarazi, ai përmend mundësinë që partia fituese mund të refuzojë ta marrë mandatin dhe se atij i duhet të veprojë.

Nuk është koha për gjumë të rehatisë. Kurti e Mustafa duhet ta gjejnë forcën ta shohin “big picture”, se momentalisht janë të humbur nëpër detaje”, ka shkruar Kelmendi.

Në vazhdim e gjeni shkrimin e plotë të Kelmendit:

Qe një frikë serioze që duhet ta kenë LVV-ja dhe LDK-ja, derisa po e vonojnë marrëveshjen.
Përveç LVV-së dhe LDK-së, të gjitha partitë e tjera që kanë hyrë në Kuvendin e ri pas zgjedhjeve, janë pjesë e koalicionit të Qeverisë Haradinaj.

Sot, plot 63 deputetë të Kuvendit të ri vazhdojnë të jenë nga partitë politike pjesë e qeverisë në largim, pra edhe sot janë shumicë në Kuvend, ndërkohë që partia e Kurtit dhe e Mustafës bashkë i kanë vetëm 57 deputetë, që i bie se nuk e kanë shumicën.

D.m.th. teksa LVV dhe LDK s’po munden ende të bëjnë koalicion, PANA dhe minoritetet vazhdojnë të jenë në koalicion.

Jo rastësisht edhe letra e Presidentit Thaçi sot, në të cilën thuajse shkarazi, ai përmend mundësinë që partia fituese mund të refuzojë ta marrë mandatin dhe se atij i duhet të veprojë.


Nuk është koha për gjumë të rehatisë. Kurti e Mustafa duhet ta gjejnë forcën ta shohin “big picture”, se momentalisht janë të humbur nëpër detaje.

Shtyrja e marrëveshjes mund të sjellë rreziqe të paparashikueshme për formimin e një qeverie nga opozita e deridjeshme.

Ndërkohë, media ka raportuar për ofertën e fundit qē LDK i ka bërë Vetëvendosjes.

“LDK dje ka propozuar që Kryetari i Kuvendit të Kosovës t’i takojë LDK-së dhe ndarja e ministrive të bëhet ashtu siç janë dakorduar më herët 5 për VV dhe 5 për LDK. Po ashtu qëndrim i LDK ishte që funksionin e Kryeparlamentarit t’ia dorëzojë sërish VV-së në momentin që zgjidhet Presidenti i ri i nominuar nga LDK”, pohojnë burimet brenda këtij takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat