Adem Grabovci përkrahë prokuroren e kërcënuar, kërkon të ndiqen kërcënuesit

Aktuale

Adem Grabovci përkrahë prokuroren e kërcënuar, kërkon të ndiqen kërcënuesit

Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:02
Adem Grabovci

I dyshuari kryesor i aferës korruptive “Pronto”, Adem Grabovci ka kërkuar që organet e drejtësisë të vihen në lëvizje ndaj kërcënuesve të prokurores Drita Hajdari.

Grabovci përmes Facebook-ut ka shkruar se çdo formë e kërcënimit ndaj zyrtarëve të drejtësisë është e papranueshme.

“Është e papranueshme çdo formë e kërcënimit apo fyerje në drejtim të zyrtarëve të drejtësisë. I ftoj organet e relevante që raste të tilla të jenë prioritet dhe të zbulojnë akterët dhe t’i sjellin para drejtësisë”, ka shkruar Grabovci.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari ka deklaruar se ka pranuar kërcënime serioze sot. Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi i ka thënë Gazetës se prokuroria Hajdari sot është paraqitur në stacion policor për të raportuar një rast kërcënimi dhe se e njejta është duke u intervistuar.

“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, ka thënë Krasniqi.

Kurse deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e nominuara për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur të papranueshme kërcënimet ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë, derisa ka thënë se të tilla duhet dënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat