Pas reagimit të Veliut, Adriatik Kelmendi ka një porosi të qartë për LVV-në dhe LDK-në - Bota Sot
Pas reagimit të Veliut, Adriatik Kelmendi ka një porosi të qartë për LVV-në dhe LDK-në

Aktuale

Pas reagimit të Veliut, Adriatik Kelmendi ka një porosi të qartë për LVV-në dhe LDK-në

Më: 14 janar 2020 Në ora: 23:18
Adriatik Kelmendi

Njohësi i cështjeve politike, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pasi që nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, e refuzoi ofertën e fundit të ardhur nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në facebook, Kelmendi ka thënë se LVV dhe LDK duhet t’i lënë hajgaret dhe të arrijnë marrëveshje kompromisi.

Ai ka shtuar se “shkuarja prapë në zgjedhje do të thotë heqje e vijave të kuqe pikërisht për PAN-in”.

Në fund, Kelmendi thotë se kjo që po e bënë këto dy parti është papërgjegjësi.

Ja shkrimi i tij:

LVV dhe LDK duhet t’i lënë hajgaret dhe të arrijnë marrëveshje kompromisi.

Nëse nuk arrijnë marrëveshje dhe e mbajnë fjalën se nuk bëjnë koalicion me partitë e PAN-it i bie se shkojmë prapë në zgjedhje.

E shkuarja prapë në zgjedhje do të thotë heqje e vijave të kuqe pikërisht për PAN-in.

Pse gjithë kjo gjimnastikë dhe dhunim i qytetarëve atëherë?!

Papërgjegjësi!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat