Persona të panjohur kanë thyer shtëpinë e ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Burimet e IO brenda policisë kanë thënë se persona të panjohur kanë depërtuar brenda shtëpisë së Lekajt nga kanë vjedhur gjësende me vlerë.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkitazi me rastin.
Deri të enjten pasdite nuk është raportuar për persona të arrestuar.