Mustafa: Me videon e parë, Kurti na dha sinjale se po tërhiqet nga marrëveshja

Aktuale

Mustafa: Me videon e parë, Kurti na dha sinjale se po tërhiqet nga marrëveshja

Më: 16 janar 2020 Në ora: 21:42
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, e sheh veprim të gabuar deklaratat e nënkryetarit të Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, i cili dje në emisionin Pressing  shpalosi detaje nga takimet me delegacionin e LDK’së.

Sipas Besnik Bislimit të VV’së, nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, në një nga takimet i ka kërkuar Mustafës të çohen nga tavolina e bisedimeve duke thënë se “s’ka asgjë”.

Mustafa thotë se është veprim i gabuar të flitet në studio televizive në detaje se si reaguan negociatorët.

Për Besnik Bislimin “Janë gabime. Janë veprime të gabueshme. 7 herë kam qenë në bisedime në Vjenë kur po mbaheshin. Kurrë nuk kemi dalë në studio televizive me tregu kush u ulë në të majtë e kush në të djathtë, kush u mbështet e kush jo, kush shkoi për nevoja të veta e kush u kthy”, ka thënë kreu i LDK’së në një intervistë për televizionin publik.

Mustafa i jep të drejtë vartësit të tij, duke thënë se ai nuk e ka urdhëruar të cohet nga bisedimet në asnjë takim.

“S’mund ta marrim se nëse dikush çohet për nevoja të vetë, të themi se u bë nervoz e u çu. Z. Veliu mirë e ka thënë. Ai s’ka thënë hajde çohemi sepse unë jam shef i delegacionit. Edhe z. Kurti është shef i delegacionit të tij”, ka thënë kreu i LDK’së. 

***

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në televizionin publik, ka dhënë detaje rreth përpjekjeve të LDK-së e VV-së për të arritur pajtim për një marrëveshje bashkëqeverisëse.

Mustafa ka thënë se asnjëra  parti nuk duhet të ngutet me deklarata, ngase sipas tij marrëveshja mund të arrihet, me vetë faktin që kanë arritur deri në këtë fazë.

Sipas Mustafës ishte e qartë që partisë fituese i takonte posti i Kryeministrit, ndërsa, sipas tij, dihet që LDK’së i takonte kryeparlamentari dhe se e vetmja pozitë për të cilën do të harmonizoheshin, ishte ajo e Presidentit.

“Në asnjë rast ne nuk duhet të ngutemi. Të themi se kjo është oferta e fundit por të ulemi dhe të bisedojmë për të gjetur një zgjidhje. Unë besoj që kjo që kemi bërë deri më tani na çon drejt asaj që duhet me gjetë zgjidhje. Gara politike bëhet për pushtet dhe vlerat e tyre ti materializojnë. Nuk qeveriset Kosova pa poste. Dikush duhet me qenë kryetar parlamenti, dikush kryeministër. Objektivisht pres që do të ketë marrëveshje sepse nuk ka asnjë arsye që kjo mos me ndodhë. Jam i sigurtë se oferta jonë nuk e dëmton Vetëvendosjen dhe as Kosovën”, është shprehur Mustafa.

Mustafa: Me videon e parë, Kurti na dha sinjale se po tërhiqet nga marrëveshja

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa sonte në RTK ka folur reth ngecjeve në bisedimet me VV’në për formimin e Qeverisë.

Mustafa ka thënë se me videon e parë në Facebook, Albin Kurti ju dha sinjale se po tërhiqet nga marrëveshja.

‘’ Videoja e parë na dha disa sinjale që ne i kuptuam. Se ata po heqin dorë prej marrëveshjes’’, ka thënë Mustafa.

Tutje ai ka folur edhe për zgjedhjen e Glauk Konjufcës në pozitën e kryeparlamentarit, e cila gjatë bisedimeve ishte rezervuar për LDK’në.

”Deri më 26 dhjetor, kemi arritë të harmonizojmë cështjet për ndarjen e ministrive edhe jemi pajtuar që kryetari i vetëm t’i takojë LDK’së. Pati mbetur vec zotimi për presidentin. Pastaj lindi një propozim i ri dhe ju thamë që është kthim mbrapa kurse do të vazhdojmë’’.

‘’E kemi llogaritë që do ta propozonin kryeparlamentarin por e kemi llogarit që nëse e bën, po heq dorë nga partneriteti.  Kemi thënë që e votojmë dhe një qeveri të pakicës nga VV’.

***

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, në televizionin publik, ka dhënë detaje mbi atë se çfarë ndodhi në ditën kur Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit, pa marrëveshje për koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa thotë se ishte e qartë se partisë fituese i takonte posti i Kryeministrit, ndërsa, sipas tij, dihet që LDK’së i takonte kryeparlamentari dhe se e vetmja pozitë për të cilën do të harmonizoheshin, ishte ajo e Presidentit.

“E kemi pasur të ditur se kryeparlamentari i takon LDK’së. E vetmja gjë që kishte mbetur të harmonizoheshim ishte zotimi për Presidentin. Lindi një propozim i ri me 23 dhjetor. Ne i tham se ai propozim është kthim mbrapa”, ka thënë Mustafa.

Ai thotë se ditën kur u zgjodh Konjufca kryeparlamentar, LDK nuk mori asnjë përgjigje nga VV’ja dhe se në mbledhjen e Kryesisë së partisë thotë se u bisedua se partia e Albin Kurtit do të propozonte kandidatin e tyre.

“Më 26 dhjetor deri në orën 13 kur e mbajtëm mbledhjen, nuk patëm përgjigje se cfarë do të bëjnë ata, ne konsideruam se VV’ja do ta conte kandidatin e vet. Ne morëm vendim që ta përkrahim që t’i hapim rrugë konstituimit të Kuvendit. Ne kemi llogaritur që nëse ajo bëhet (propozimi i kryeparlamentarit), atëherë VV e heq dorë nga partneriteti”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat