Bahtiri: Për shkak të tekeve të Isa Mustafës po vuan LDK-ja

Aktuale

Bahtiri: Për shkak të tekeve të Isa Mustafës po vuan LDK-ja

Më: 16 janar 2020 Në ora: 22:37
Agim Bahtiri

Agim Bahtiri ka hedhur akuza ndaj Isa Mustafës për mos shqyrtim të ofertës së pranuar nga Vetëvendosje.

Bahtiri, në “Debat Plus”, ka thënë se për shkak të tekeve të Isa Mustafës po vuan gjithë LDK-ja.

“Si është e mundur që shkon letra te Kryetari i Partisë (Isa Mustafa) dhe ai thotë se nuk do të shqyrtojmë atë letër. Pse të mos merr mendimin edhe së paku të tre nënkryetarëve të kësaj partie”, tha ai.

Kryatari i Mitrovicës ka thënë se në LDK kanë frikë që propozimin e Vetëvendosjes për koalicion ta dërgojnë në Këshillin e Përgjithshëm pasi aty shumica e anëtarëve do ta përkrahnin koalicionin LVV-LDK.

Bahtiri ka thënë se megjithatë Albin Kurti do të bëhet kryeministër dhe sipas tij partneri mbetet LDK.

Ai ka thënë se nuk ka njeri në Vetëvendosje që është kundër koalicionit me LDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat