Edita Tahiri: Problemi është tek Vetëvendosja, LDK-ja ka një kulturë politike

Aktuale

Edita Tahiri: Problemi është tek Vetëvendosja, LDK-ja ka një kulturë politike

Më: 17 janar 2020 Në ora: 21:49
Edita Tahiri

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, në emisionin “A Show” të T7 ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një etje për pushtet të pakontrolluar, andaj edhe sipas saj, marrëveshja për një koalicion qeverisës nuk po arrihet.

“VV’ja po tregon një etje për pushtet të pakontrolluar. VV’ja është një faktor i panjohur, dhe nuk dihet si do të përfmormojë sepse asnjëherë nuk ka qenë në pushtet”, është shprehur Tahiri.

E për problemin te mosmarrëveshjet në mbledhjet për koalicion të LDK’së dhe VV’së, Tahiri mendon se fajin e ka kjo e fundit.

“Mendoj se problemi është të VV’ja sepse po të ishte për LDK’në, marrëveshja do të arrihej. LDK’ja ka një kulturë politike”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat