Gjykata Speciale fton deputetin e PDK-së, vjen reagimi nga Hysni Gucati

Aktuale

Gjykata Speciale fton deputetin e PDK-së, vjen reagimi nga Hysni Gucati

Nga: N.H Më: 18 janar 2020 Në ora: 13:26
OVL e UÇK-së.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendint të Kosovës, njëherit Epror i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Elmi Reçica ka marrë ftesë për intervistimë nga Gjykata Speciale.

Ftesa nga Specialja ka ardhur edhe për Xhevahir Gecin, komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral Brigade – FSK.

Ndaj këtyre dy ftesave ka reaguar edhe Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK-së.

Ai thotë se këta dy ishin shembull se si luftohet për liri dhe atdhe, dhe çdo herë do të jenë përkahë tyre.

Ja shkrimi i tij

Nga Gjykata Speciale janë ftuar dy bashkluftëtarët Elmi Reçica dhe Xhevahir Geci, dy burra të cilët ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimitarë të Kosovës nga orët e para të saj, të cilët me trimërinë e tyre i sherbyen me së miri atdheut të tyre, dhe ishin shembull se si luftohet për liri dhe atdhe, çdo herë jemi përkahë jush, ndihemi krenar me veprat dhe sakrificën e çdo ushtari të UÇK-së, të cilët dhanë shembull si luftohet për vendin e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat