Albin Kurti e konfirmon se a do të shkarkohet Glauk Konjufca

Aktuale

Albin Kurti e konfirmon se a do të shkarkohet Glauk Konjufca

Nga: A.J Më: 20 janar 2020 Në ora: 11:06
Glauk Konjuca e Albin Kurti

Albin Kurti i mandatuar për kryeministër vendi ka konfirmuar se kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca nuk e ka ndërmend ta shkarkoj ani pse një gjë e tillë është kërkuar nga LDK-ja.

Pas raportimit të djeshëm të mediave se Glauk Konjufca mund të jep dorëheqje nga pozita e kryterait të Kuvendit, sot Kurti u shfaq i bindur se Konjufca është kryetar Kuvendi dhe assesi ai nuk do të shkarkohet.

Kurti ka berë më dije të gjithë se pozita e krye parlamentarit nuk do të diskutohet me dhe se Glauk Konjufca nuk do të shkarkohet e as nuk do të jep dorëheqje.

“Ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi marrë mandatin ta bëjmë qeverinë që ju e dëshironi, e që vendit i duhet me aq urgjencë. As më shumë e as më pak.

E kemi filluar duke e çliruar nga kapja, udhëheqjen e Kuvendit: nuk është më aty ai Pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja, por kryetari i ri, Glauk Konjufca” ka thenë Kurti në një videomesazh që sot është publikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat