Haradinaj takim lamtumirës me komandantin e karabinierëve italianë Paolo Pelosi

Aktuale

Haradinaj takim lamtumirës me komandantin e karabinierëve italianë Paolo Pelosi

Më: 21 janar 2020 Në ora: 13:37
Foto nga takimi

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e Njësisë së Specializuar Multinacionale (MSU) në kuadër të KFOR-it, kolonel Paolo Pelosi, të cilin e ka falënderuar për punën dhe kontributin e tij të deritanishëm në forcimin e sigurisë, të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Haradinaj tha se Njësia e Karabinierëve italianë ka bërë punë të shkëlqyer në Kosovë dhe në bashkëpunim të mirë me institucionet vendore, kanë ofruar siguri për të gjithë qytetarët. 

“Roli juaj dhe i karabinierëve për ruajtën e qetësisë, rendit dhe krijimin e një klime të sigurisë është i një rëndësie të veçantë dhe për këtë u jemi mirënjohës”, tha  Haradinaj, duke vlerësuar se Italia ka dhënë dhe vazhdon të japë kontribut të veçantë edhe përmes trupave paqeruajtëse që veprojnë në kuadër të KFOR-it. 

Ndërsa, komandanti i Njësisë së Specializuar Multinacionale (MSU), kolonel Paolo Pelosi, pasi shprehu falënderimin për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës tha se kjo njësi do të vazhdojë angazhimin e saj për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat