Si ia kishte futur llokumin në gojë Jakup Krasniqit i dënuari në rastin “Syri i Populli”

Aktuale

Si ia kishte futur llokumin në gojë Jakup Krasniqit i dënuari në rastin “Syri i Populli”

Më: 22 janar 2020 Në ora: 12:14
Avni Llumnica

Sot u dënua 12 vjet burgim në rastin “Syri i Populli” Avni Llumnica, për bashkëpunim në tentim-vrasjet e Azem Vllasit.

Por, kush është në të vërtetë Avni Llumnica dhe cilit krah politik i takon?

Llumnica del të ketë qenë i burgosur politik edhe në kohën e ish-Jugosllavisë për shkak të veprimtarisë ilegale politike. Ai në atë periudhë mbështeste krahun që kërkonte shkatërrimin e Jugosllavisë dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Në një nga rrëfimet e tij, ai tregon se si i kishte rrasur një “llokum” në gojë Jakup Krasniqi, i cili më vonë do të bëhej një politikan i rëndësishëm në skenën politike vendore.

Krasniqi do të bëhej kryetar i Kuvendit dhe më pas edhe ushtrues detyre i presidentit të Republikës së Kosovës.

“Jakup Krasniqi kishte filluar një grevë urie. Nga frika na shpërndanë nëpër dhoma të tjera. Unë pata fatin të isha me Jakup Krasniqin në burg. Ai kishte vendos që të vdes por të mos dorëzohet, nuk merrte as ujë e asnjë gjë. Kur u bë dita e katërt unë i thashë, Jakup, ose do të hash diçka ose do të bashkangjitem në grevë. Dhe Jakupi nga ajo që unë isha i ri nuk e kishte guximin të më linte të bashkangjitesha dhe çuditërisht, e marr llokumin dhe ia jepi, i thashë “Jakup o do hash o…””  rrëfen z.Llumnica.

Më tej ai rrëfen se një gjë të tillë e kishte bërë edhe më vonë, dhe askush nuk e dinte se Krasniqi ishte ushqyer nga ai – duke menduar të gjithë se ai ishte në grevë urie.

Pjesën e intervistës në fjalë mund ta lexoni nga minuta 41:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat