Zëdhënësi i PDK-së jep emrat, ja kush janë ideatorët kryesorë të “Syrit të Popullit”

Aktuale

Zëdhënësi i PDK-së jep emrat, ja kush janë ideatorët kryesorë të “Syrit të Popullit”

Nga: N.H Më: 22 janar 2020 Në ora: 17:38
Avni Bytyçi dhe Kadri Veseli

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë të akuzuarit në rastin e njohuri si “Syri i Popullit”.

Të akuzuarit janë shpallur fajtorë për përgatitje të veprave terroriste. Sipas Gjykatës të akuzuarit planifikimin vrasjen e shumë zyrtarëve të lartë në Kosovë, duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

E, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar ashpër duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm se nuk u distancua nga veprimtaria e grupit terrorist “Syri i Popullit”, por sot e mori në mbrojtje dhe konfirmoi atë që dihej - se ajo e krijoi, e frymëzoi dhe e shtyri këtë grup të eliminojë me vrasje kundërshtarët politikë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ideatorët kryesorë politikë e ideologjikë të këtij grupi janë Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Ideatorët kryesorë politikë e ideologjikë të këtij grupi janë Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca. Madje, Konjufca, pos lidhjeve partiake, ka edhe lidhje familjare me njërin prej të dënuarve, Sadri Ramabaja”, ka shkruar ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Image
Avni Bytyçi

Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm se nuk u distancua nga veprimtaria e grupit terrorist “Syri i Popullit”, por sot e mori në mbrojtje dhe konfirmoi atë që dihej - se ajo e krijoi, e frymëzoi dhe e shtyri këtë grup të eliminojë me vrasje kundërshtarët politikë, duke filluar nga Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ideatorët kryesorë politikë e ideologjikë të këtij grupi janë Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca. Madje, Konjufca, pos lidhjeve partiake, ka edhe lidhje familjare me njërin prej të dënuarve, Sadri Ramabaja.

Me të njëjtën logjikë si "Syri i Popullit", bashkëshorti i Albulena Haxhiut, e propozuara e VV-së për Ministre të Drejtësisë, kishte ftuar publikisht për vrasjen e ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Fatkeqësisht, kur sot qytetarët prisnin nga VV distancim e kërkim falje nga kjo ideologji, ndodhi e kundërta – ata mbrojtën zyrtarisht këtë organizatë terroriste.

Është shqetësuese kur një parti që synon ta qeverisë vendin, madje, mbron anëtarët e organizatës terroriste "Syri i Popullit", edhe pasi ata u dënuan.

Sidoqoftë, Vetëvendosje le ta bëjë sa më parë Qeverinë dhe institucionet le të jenë sa më shpejt funksionale. Ne mezi presim t'ia nisim opozitarizmit dhe VV-në ta përballim me këtë temë, si dhe me shumë tema të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat