Bashkëpunimi me qytetarë, ATK aksion te linjat transportuese - Bota Sot
Bashkëpunimi me qytetarë, ATK aksion te linjat transportuese

Aktuale

Bashkëpunimi me qytetarë, ATK aksion te linjat transportuese

Më: 24 janar 2020 Në ora: 15:40
ATK

Vazhdon të rritet bashkëpunimi mes qytetarëve dhe Administratës Tatimore të Kosovës, duke raportuar parregullsitë tatimore, evazionin fiskal, rastet korruptive, si dhe dukurit tjera negative që ndërlidhen me sistemin tatimor në Kosovë.

Nga raportimet e pranuara nga ana qytetarëve,  ATK vetëm gjatë kësaj jave ka ndërmarr aktivitete tek linjat transportuese të udhëtareve me destinacion nga Prishtina në qytetet tjera të Kosovës.

Aktivitetet në fjalë janë zhvilluar me qëllim që të verifikohen, nëse këto linja janë të fiskalizuara dhe të konstatohet nëse pajisjet elektronike fiskale janë duke u përdorur.

Në vitin 2019 ATK ka pranuar  700 raste, të cilat kryesisht kanë qenë raportime për mos lëshim të kuponit fiskal, evazion fiskal, si dhe sjelljeve jo të mira të zyrtarëve të ATK-së.

Të gjitha rastet e raportuara ATK tha se janë deleguar në regjionet përkatëse, për të cilat janë zhvilluar 483 aktivitete në teren, ku nga konstatimet e bëra janë lëshuar 370 gjoba në vlerë 202,167 euro.

“Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Andaj, ftojmë qytetarët që të gjitha informatat për evazion fiskal dhe korrupsionit në lidhje me zyrtaret ATK-së, t’i raportojnë në linjën pa-pagesë 0800-80-800 ku burimi i informatave çdoherë do të jetë konfidencial”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat