Ish-ambasadori i Kosovës me një thirrje publike për VV-në dhe LDK-në: Aman, arrijeni marrëveshjen, hjekeni “lepurin nga barku”

Aktuale

Ish-ambasadori i Kosovës me një thirrje publike për VV-në dhe LDK-në: Aman, arrijeni marrëveshjen, hjekeni “lepurin nga barku”

Nga: N.H Më: 24 janar 2020 Në ora: 18:25
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, përmes një postimi në Facebook fillimisht ka shpjeguar arsyet se pse deri më tani nuk është arritur marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, mos-arritja e deritanishme e marrëveshjes për koalicion në mes VV-së dhe LDK-së mund të shpjegohet vetëm përmes frikës që është rezultat i “tradhtive” që i kanë përjetuar në të kaluarën.

Mes të tjerave ai ka bërë edhe një thirrje që të arrihet marrëveshja sa më parë, që mos të mbahet populli peng.

Ja shkrimi i tij:

Image
Lulzim Peci

Mos-arritja e deritanishme e marreveshjes per koalicion ne mes VV dhe LDK mund te spjegohet vetem permes frikes qe eshte rezultat i “tradhetive” qe i kane perjetuar ne te kaluaren. Kjo frike ne esence nuk ka te beje me njeri tjetren, por ajo reflektohet me mos-besim te madh ne mes tyre.

Perndryshe, se paku une nuk shoh asnje spjegim tjeter racional per mos-arritjen e marreveshjes per koalicion ne mes tyre.

VV e ka te fresket “tradhetine” e brendshme nga ndarja e nje pjese te saj qe u formesua ne PSD, ndersa LDK ende lengon nga “tradhetia” qe e perjetoi nga PDK ne 2017.

Aman, hjekeni “lepurin nga barku” dhe arrijeni marreveshjen, e mos e mbani nje popull peng. Besimi jepet, dhe ai ose zvenitet apo forcohet me kohe.

Si thojne ne gjuhen angleze “give trust a chance” - jepini besimit nje shans.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat