E thotë publikisht edhe Kadri Veseli: Astrit Dehari është vrarë – Tomë Gashi publikon pamjet

Aktuale

E thotë publikisht edhe Kadri Veseli: Astrit Dehari është vrarë – Tomë Gashi publikon pamjet

Nga: N.H Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:00
Kadri Veseli

Avokati i Familjes Dehari, Tomë Gashi, përmes një shënimi në Facebook ka publikuar një deklaratë të rrallë të Kadri Veselit.

Në një intervistë, ish-shefi i SHIK-ut, tani në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, shihet duke thënë publikisht se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari është vrarë.

“Zyrtari shtetërorë më i informuari në Kosovë z.Kadri Veseli e thotë të vërtetën. Astrit Dehari është vra! /minuta 11.28-11.47”, shkruan Gashi në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Kujtojmë se familja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari muaj më parë kishte pranuar edhe raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, ku sipas këtij raporti Astrit Dehari është vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat