Eskalon Frashër Krasniqi, i fyen rëndë Kurtin e Mustafën

Aktuale

Eskalon Frashër Krasniqi, i fyen rëndë Kurtin e Mustafën

Nga: N.Sh Më: 25 janar 2020 Në ora: 14:40
Frashër Krasniqi

Ish-deputeti i Kosovës, Frashër Krasniqi, që tradhtoi LVV-në për PSD-në ka eskaluar me fjalorin e tij të pistë ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

Krasniqi që dikur e kishte “babë” Albinin sa ishin me një parti politike, prej që doli në PSD kë filluar sulmet ndaj ish-partisë së tij LVV-së.

Sot Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas takimit që ka ndodhur në Prapashticë në mes LVV-së dhe LDK-së, të cilët po takohen për arritjen e marrëveshjes për të bashkëqeverisur.

Krasniqi thotë se u bënë bashk “Gomari i Zajednicës” dhe “Blegtori i Prapashticës”.

Postimi i plotë:

Mbrëmë u bënë bashkë "Gomari i Zajednicës" me "Blegtorin e Prapashticës" në rançin e këtij të fundit.

Janë këta emra që ia vendosnin njëri-tjetrit dhe që po i përtypin me shumë lehtësi, tash kur pazaret e natës për pushtet i kanë bërë t'i përkulen njëri-tjetrit .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat