Afro gjashtë orë ka zgjatur takimi i mbrëmshëm në mes të Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Media mëson se takimi mes krerëve të dy partive ka nisur në ora 17:00 dhe ka zgjatur deri në ora 22:30, në periferi të Prishtinës.
Burime tona tregojnë se nga LVV-ja ishin tre përfaqësues, pretendenti për kryeministër, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe Besnik Bislimi (i propozuari për ministër të Financave).
Ndërsa, nga LDK-ja ishin pesë zyrtarë. Kryetari, Isa Mustafa, nënkryetari i parë, Agim Veliu, nënkryetarja, Vjosa Osmani, Kujtim Shala si dhe Avdullah Hoti.
Kësisoj, dy partitë kanë bërë përpjekje gjatë gjithë natës të së premtes për të arritur një marrëveshje e madhe të koalicionit.
Ndryshe, mësohet se edhe gjatë së shtunës pritet të zhvillohen takime ndërmjet dy partive.
Afati i fundit për finalizim të marrëveshjes, sipas LDK-së, është e diela.
Derisa Albin Kurtit i kanë mbetur edhe 10 ditë për tu mandatuar si kryeministër.