Djali ia lëshon Kosovën, babai publikon fotot e ndarjes dhe i kërkon falje për një gjë - Bota Sot
Djali ia lëshon Kosovën, babai publikon fotot e ndarjes dhe i kërkon falje për një gjë

Aktuale

Djali ia lëshon Kosovën, babai publikon fotot e ndarjes dhe i kërkon falje për një gjë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 19:40
Besar Kabashi, nga Korisha e Prizrenit, ka lëshuar sot Kosovën

Besar Kabashi, nga Korisha e Prizrenit, ka lëshuar sot Kosovën.

Të shtunën në mesditë ai është përgatitur dhe ka marrë rrugën drejt kurbetit, sikur shumica e të rinjve në vend.

Afrimi, babai i Besarit, përmes një njoftimi, është shprehur i pikëlluar për ndarjen me të birin.

Image

Kabashi ka shkruar se asnjëherë nuk ka menduar që do të ketë këso lloj ndarje me të.

Madje ai, i kërkoj falje djalit duke iu drejtuar “ më fal në qoftëse nuk kam mundur t’i plotësoj kushtet e të mos kishim nevojë për këtë”.

“Eu Besi Euuu…

Edhe ti …..

Kurrë nuk e kam menduar më parë se do të kemi këso ndarje!

Më fal në qoftëse nuk kam mundur ti plotësoj kushtet e të mos kishim nevojë për këtë.

Ju bashkangjite gjeneratës sate.

Rrugë të mbarë e të priftë shëndeti Biri Im .

“BABI“”, ka shkruar Afrim Kabashi.

Një banor nga Prizreni ka treguar se mbi 60% e të rinjve nga larguar nga vendbanimi Korishë, në komunën e Prizrenit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat