Xhaferi uron Konjufcën

Aktuale

Xhaferi uron Konjufcën

Më: 27 janar 2020 Në ora: 15:32
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka uruar kryeparlamentarin Glauk Konjufca, për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kultivojnë marrëdhënie bilaterale të mrekullueshme që karakterizohen me afërsi, përzemërsi dhe miqësi, si edhe me mbështetje të ndërsjellë pa rezervë dhe unë sinqerisht besoj se edhe gjatë mandatit tuaj do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në mënyrën e njëjtë të hapur dhe miqësore. Veçanërisht do ta kisha theksuar bashkëpunimin ndërmjet kuvendeve si më të drejtpërdrejtë dhe të afërt”, thuhet në urim.

Xhaferi ka përsëritur zotimet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës në të gjitha nivelet dhe fushat me interes të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat