Maliqi jep propozimin: Albin dhe Isë s’keni nevojë ta shkarkoni Glaukun, ja çka duhet të bëni

Aktuale

Maliqi jep propozimin: Albin dhe Isë s’keni nevojë ta shkarkoni Glaukun, ja çka duhet të bëni

Nga: A.ZH Më: 28 janar 2020 Në ora: 09:36
Shkelzen Maliqi

Publicisti Shkelzen Maliqi, ka dhënë një propozim për zgjidhjen e ngërçit të negociatave mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se nëse koalicionin po e bllokon pozita e kryeparlamentarit, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, do të duhej të tregonin më shumë kreativitet.

Maliqi ka propozuar që Kujtim Shala nga LDK-ja të bëhet kreytar Kuvendit për më shumë se një muaj, ndërsa Glauk Konjufca i VV-së të mbetet i dyti dhe nëse Kuvendi pajtohet me këtë, nuk është e nevojshme dorëheqja dhe as poshtërimi i këtij të fundit.

“Kujtim Shala bëhet i pari për një vit e ca muaj, Glauku mbetet i dyti, nëse Kuvendi pajtohet me këtë s'ka nevojë as për dorëheqje thjeshtë votohet rokada e afatizuar, edhe ashtu Kryesia e Kuvendit është organ më kolektiv se të tjerët, me këtë nuk do të poshtërohet Glauku, mbetet pjesë e vendimmarrjes në legjislativin në koalicion me Kujtimin ku edhe ashtu bashkërenditen vendimet”, ka shkruar Maliqi.

Postimi i plotë në Facebook:

Nëse vërtet koalicionin e bllokon pozita e kryetarit të Kuvendit, Albini dhe Isa do të duhej të tregonin pak kreativitet në zgjidhjen e ngërçit: Rotacioni në Kryesinë e Kuvendit mund të bëhet si pakt politik : Kujtim Shala bëhet i pari për një vit e ca muaj, Glauku mbetet i dyti, nëse Kuvendi pajtohet me këtë s'ka nevojë as për doreheqje thjesht votohet rokada e afatizuar, edhe ashtu Kryesia e Kuvendit është organ më kolektiv se të tjerët, me këtë nuk do të poshtërohet Glauku, mbetet pjesë e vendimmarrjes në legjislativin në koalicion me Kujtimin ku edhe ashtu bashkërenditen vendimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat